• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largohet Kasper Hjulmand, Danimarka me trajner të ri

19/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kasper Hjulmand do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares së Danimarkës. Sipas Federatës Daneze të Futbollit, ky ishte vullneti i trajnerit, i cili kishte katër vite në detyrë.

Marrëveshja për ndërprerjen e kontratës u arrit pasi u bë bilanci i pjesëmarrjes në Euro 2024. Kujtojmë se Danimarka humbi me Gjermania 0-2 në raundin e 1/8-ave. Morten Wieghorst do të jetë trajner i përkohshëm deri në fund të vitit.

“Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të drejtoja ekipin tonë kombëtar për katër vjet. Unë dhashë gjithçka që kisha për të arritur sukses dhe për t’i bërë njerëzit të bashkohen rreth ekipit.

Të përfaqësosh vendin tonë, është gjëja më fantastike që mund të imagjinoj dhe do t’i kujtoj këto kohë fantastike. Kur mendoj për dy vitet e ardhshme dhe Kupën e Botës, mendoj se do të jetë më mirë për ekipin nëse ka një fytyrë të re dhe ide të reja që mund të shkruajnë një kapitull të ri për këtë ekip fantastik dhe, për rrjedhojë, është më mirë që dikush tjetër ta drejtojë ekipin. Nuk ka të bëjë me mua. Bëhet fjalë për atë që është më e mira për ekipin”, tha Kasper Hjulmand.

Next Post

Cannavaro për yllin e Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.