Saturday, 29. August 2026
Sport

Largohet Leao, në “San Siro” ofrohet ylli i Nottingham Forest

GS 29/08/2026 2 Min. Lesezeit

Largimi i Rafael Leao drejt Galatasarayt mund ta detyrojë Milanin të ndërhyjë në sulm, ndërsa një emër i ri ka dalë në skenë për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Omari Hutchinson.

Pas disa javësh spekulimesh dhe negociatash intensive, tashmë është konfirmuar se Rafael Leao do të largohet nga Milani për t’iu bashkuar Galatasarayt, duke zgjedhur klubin turk përpara Aston Villas.

Sulmuesi portugez i dha lamtumirën Milanit pas fitores 2-0 ndaj Venezias, ku edhe foli për mediat dhe emocionet e largimit nga klubi ku kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij.

Largimi i Leao-s pritet t’i krijojë Milanit hapësirë në aspektin financiar, ndërsa klubi gjithashtu mund të përfitojë një plusvalencë të konsiderueshme nga shitja e tij.

Kjo situatë mund t’i hapë rrugën një tjetër përforcimi në sulm para mbylljes së afatit kalimtar, përcjell ORAinfo.

Hutchinson i ofrohet Milanit

Sipas gazetarit Matteo Moretto, duke folur në kanalin e Fabrizio Romanos në YouTube, Omari Hutchinson i është ofruar Milanit.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Nottingham Forest, po vlerësohet nga drejtuesit kuqezi si një profil interesant për repartin ofensiv.

“Hutchinson i është ofruar Milanit dhe ata po e vlerësojnë lojtarin. Është padyshim një profil interesant dhe mund të bëhet një opsion për Milanin”, deklaroi Moretto.

Megjithatë, Milani nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara. Drejtuesit kuqezi po analizojnë situatën dhe mundësitë në merkato përpara se të vendosin nëse Hutchinson do të jetë objektivi i tyre i radhës.

Me largimin e Leao-s, Milani tashmë ka një hapësirë të rëndësishme për të mbushur në sulm dhe Hutchinson mund të jetë një nga emrat që do të shqyrtohet seriozisht në ditët e fundit të merkatos. /ORAinfo/

Teilen: