Saturday, 21. March 2026
Sport

Largohet nga ekipi japonez, Iniesta flet për Barcelonën: Një ditë do të kthehem, por tani nuk është koha

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Andres Iniesta u largua nga skuadra e Visel Kobes për një aventurë të re. Në konferencën për shtyp ai mohoi zërat për një rikthim të mundshëm tek Barcelona, duke konfirmuar kontaktet me trajnerin e Argentinos Zhuniors, Gabriel Milito.

r1178018_1296x729_16-9

“Jam në kontakt me Gabriel Milito. Më pëlqen të mendoj shumë për të tashmen dhe dua të vazhdoj të luaj, pastaj do të shohim. Siç e kam thënë shumë herë, do të doja të kthehesha tek Barcelona në një moment të jetës sime, por e shoh shumë të largët si ditë”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: