Tottenham Hotspur ka konfirmuar nënshkrimin e Savinhos nga Manchester City për një marrëveshje me vlerë deri në 85 milionë funte.
22-vjeçari më në fund ka arritur transferimin e tij në klubin e Londrës veriore, 12 muaj pasi një transferim dështoi.
Marrëveshja vlen fillimisht 75 milionë paund me 10 milionë shtesë në bonuse. Ai gjithashtu ka hequr nofkën e tij të zakonshme ‘Savinho’ dhe dëshiron të njihet thjesht si ‘Savio’. Braziliani ka marrë fanellën me numër 17 të lënë të lirë nga Cristian Romero.
“Më duhej pak kohë, por jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një mundësi e mrekullueshme në një klub të shkëlqyer me një nga trajnerët më të mirë në botë. Sapo fola me trajnerin kryesor, e dija që duhej të vija. Ai më tha se dëshiron të më ndihmojë të arrij nivelin më të lartë dhe besoj se mund ta bëjmë këtë së bashku, si ekip”, deklaroi ai.
Trajneri Roberto De Zerbi deklaroi se: “Savio është një lojtar që sjell energji, imagjinatë dhe cilësi në pozicionet e gjera. Ai ka guximin për të sulmuar mbrojtësit dhe aftësinë për të ndryshuar një lojë me kreativitetin e tij. Jemi shumë të kënaqur që e kemi me ne dhe mezi pres të punoj me të, ta ndihmoj të vazhdojë të rritet dhe ta shoh të sjellë personalitetin e tij në ekip.”