Saturday, 14. March 2026
Sport

Largoi Maldinin, por Milani është gati t’i japë një rol qendror në klub një tjetër legjende kuqezi

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Largimi i Paolo Maldinit nga drejtuesit e ri të Milanit ka lënë një shije të keqe të tifozët e kuqezinjve, të cilët mendojnë se kjo nuk ishte mënyra e duhur për të nisur një cikël fitues, siç pretendon Xherri Kardinale. Dhe duket se për të zbutur disi atmosferën, ky i fundit ka vendosur t’i japë një rol më të rëndësishëm nje tjetër legjende të këtij klubi, Franko Barezit.

sssssss

Sipas “Milannews”, plani i Kardinale është që Barezi të ketë një rol më qendror në veprimtaritë e klubit. Ai është prej kohësh zëvendëspresident honorifik, por ka qenë i shkëputur nga përditshmëria e jetës në klub, duke u shfaqur rrallëherë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se atij do të kërkohet të jetë më i pranishëm për të ndarë eksperiencën e tij prej rreth 40 vitesh si pjesë e klubit, me një detyrë thuajse të ngjashme si e Zanetit te Interi, duke u bërë ambasador i vlerave të kuqezinjve dhe shërbyer edhe si urë lidhëse e drejtuesve me tifozët.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: