Tuesday, 17. March 2026
Sport

Larna, kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Larna e Irlandës së Veriut është kundërshtari i kampionit të Kosovës, Ballkanit, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani u eliminua nga Ludogoretsi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve(4:2), ndërsa në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do ta ketë përballë.

Ndeshja e parë luhet më 27 korrik në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 3 gusht në Belfast të Irlandës së Veriut.

Larna për herë të parë në garat evropiane është paraqitur në sezonin 2021/2022.

Ndërsa Ballkani sezonin që lamë pas hyri në histori, duke u bërë skuadra e parë kosovare që arriti në grupe të Ligës së Konferencës./Lajmi.net/

  


Teilen: