• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Laszlo Szasz i pari edhe në Kullë, vendos rekord të shtegut

30/06/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores në Krujë, një javë më parë, Laszlo Szasz ka fituar edhe në “Kulla 2024”.

Garuesi nga Kroacia, me Reynard, shtegun me gjatësi 5.6 kilometra e kaloi për 03:08.28 (që është edhe rekord i shtegut) dhe 03:12.709 minuta, koha e përgjithshme 06:20.737 minuta, shpejtësia mesatare 105.899 kilometra në orë.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm për FIA CEZ u rendit garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri.

Ai, me Tatuus, në krahasim me fituesin ishte më i ngadalshëm për 023.768 sekonda (03:24.634 dhe 03:19.871 minuta).

Podiumi i fituesve u plotësua me Gazmend Demollin, i cili pas vozitjes së parë e pati kohën më të mirë, por në të dytën pati probleme.

Demolli me Radicall SR8 LM pati kohë 03:11.177 dhe 03:43.871 minuta.

Ndërkohë, Gazi doli i pari në plasmanin e përgjithshëm për kampionatin vendor.

I dyti u rendit Përparim Dushi, ndërsa i treti Flamur Ismajli.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Prishtina Racing Team, para AK Prizreni D&G e AK Ferizaj.

Next Post

Suhareka me dy ekipe futbolli, por vetëm me një stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.