Xhudistja Laura Fazliu, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë kjo më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.
Garuesja jonë në gjysmëfinale dhe finale triumfoi ndaj garueseve të Japonisë, Takaichi dhe Horikawa.
Fazliu fitoi edhe 1800 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024, me të cilat do të ngritet edhe më lart në renditjen botërore dhe Olimpike.
Urime për Laurën, trajnerin Driton Kuka dhe gjithë komunitetin e xhudos.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë momentin e intonimit të himnit të Kosovës./Lajmi.net/