Xhudistja kosovare, Laura Fazliu është vetëm një fitore larg medaljes olimpike. Pasi mposhti kanadezen, Catherine Beauchemin-Pinardin ka mundësinë të sigurojë medaljen e parë olimpike në karrierë.
Në garën për të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogramë, do të përballet me kroaten, Katarina Kristo. Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare mer pjesë në Lojërat Olimpike.