Sunday, 12. July 2026
Sport

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

GS 12/07/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudistja, Laurinw Gashi ka fituar medalje të bronztë në Kupën Evropiane për juniorë që u mbajt në Paks të Hungarisë.

Në Kupën Evropiane për Junior në Paks, Hungari, Laurinë mposhti me Ippon suedezen Sofia Cordova në luftën për medaljen e bronztë.

Gashi në çerekfinale u përball me Valeriia Kozlova nga Rusia, ndaj së cilës u mposht me Ippon.

Megjithatë, kosovarja u rikthye fuqishëm në repasazh, duke shënuar fitore me Ippon ndaj hungarezes Victoria Kiss.

Gashi fitoi edhe ndaj xhudistes nga ShBA, para duelit me suedezen.

Teilen: