• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro dhe Barella njëzëri

14/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi i ri i Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij në natën mes të martës, 17, dhe të mërkurës, 18 qershor, kundër Monterrey. Debutimi në Kupën e Botës për Klube do të zhvillohet në Los Anxhelos, shumë pranë Meksikës dhe, në fakt, zikaltrit do të luajnë si në fushë kundërshtare, me shumë tifozë meksikanë të pritur në Kaliforni.

Ndër protagonistët që duan të bëjnë mirë pas një fund sezoni të hidhur janë Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella, dy nga shtyllat e Interit të Inzaghit, që do të jenë protagonistë të mëdhenj edhe me Cristian Chivu.

I intervistuar nga ESPN, drejtpërdrejt nga Los Anxhelos, Lautaro Martinez tha se është fokusuar tashmë te sfida që do të hapë aventurën e zikaltërve në Botërorin për Klube: “Do të jetë një ndeshje e bukur, në një ambient të zjarrtë.

Do të luajmë në një stadium të rëndësishëm dhe shumë të madh, Meksika është shumë afër vendit ku do të luajmë.

Do të jetë bukur, sa më shumë njerëz të ketë, aq më e vështirë dhe motivuese bëhet sfida. Shpresojmë të japim më të mirën tonë”.

Në të njëjtën linjë me kapitenin është edhe Nicolò Barella: “Kur mësuam për shortin, në dhomën e zhveshjes folëm për këtë sfidë. Kam kontaktuar disa miq argjentinas që janë më të mësuar të luajnë në një klimë kaq të nxehtë.

Na përcollën ndjesitë që mund të kemi. Do ta shijojmë në maksimum, do të jetë emocionuese dhe e bukur.

Nuk do të ketë rëndësi kush ka më shumë ose më pak tifozë, në fund do të vlejë vetëm kush do të ketë më shumë dëshirë për të fituar”.

Next Post

Al-Nassr i ofron Spallettit një kontratë marramendëse për dy vite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.