Havier Zaneti është i bindur se Interi mund të jetë kompetitiv si në Champions ashtu edhe në kampionatin italian. Zëvendëspresidenti ka folur për Lautaro Martinezin dhe për duelin me Antonio Konten.FITORJA- “Ndaj Empolit skuadra ka dhënë një përgjigje të rëndësishme. Interi mund të arrijë deri në fund të të gjitha kompeticioneve. Sa iu përket golave të pësuar jemi duke punuar. Këtë e dinë edhe lojtarët dhe duhet që të përmirësohemi. Të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe shumë afër njëra-tjetrës. Ne duam të jemi kompetitivë dhe të japim gjithmonë maksimumin”.
NAPOLI- “Unë e njoh mirë Antonion se si punon dhe ata po bëjnë shumë mirë. Por edhe ne jemi aty. Janë ndeshje të luftuara dhe të rëndësishme. Të dyja skuadrat kanë në përbërjen e tyre kampionë dhe shpresojmë që të vazhdojmë deri në fund të sezonit për titull”.
CHAMPIONS- “Interi mund të luftojë për të qenë kompetitiv në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Në Europë kemi bërë mirë deri tani dhe nuk kemi pësuar gol”.
LAUTARO- “Mendoj se të gjithë prisnim që të renditej më mirë në Topin e Artë, por kështu janë këta çmime. Lautaro duhet të jetë i qetë sepse po e tregon në fushë si me Interin ashtu edhe me Argjentinën se çfarë lojtari është. Ka qenë protagonist dhe ata që janë pranë futbollit e dinë mirë se çfarë lojtari është. Do të na ketë gjithmonë afër”.
PANORAMASPORT.AL