Interi mundi Juventusin në garën për titullin kampion, por lajmet e mira nuk përfundojnë këtu. Lideri i skuadrës, Lautaro Martinez, edhe pse jo në një mbrëmje pozitive, ka folur për rinovimin e kontratës. Ai po vonon, por jo edhe për shumë kohë.
“Jemi duke folur. Sigurisht që nuk është e lehtë, por do të kërkojmë që të gjejmë gjuhën e përbashkët. Rruga është e duhura. Unë përqëndrohem vetëm në fushën e lojës. Kam ende 2 vjet kontratë dhe ndihem shumë mirë tek Interi. Nuk ka vend për shqetësim, por thjesht për dakordësim. Dua ta udhëheq këtë grup dhe të përcjell vlerat që më ka mësuar im atë. Ky është një grup i fortë dhe duam të fitojmë gjithçka në këtë sezon. Po stërvitemi mirë dhe po punojmë ashtu siç duhet me trajnerin Inzagi”, tha ai për këtë temë.
Më vonë u ndal edhe te ndeshja.
“Ishte një mundësi e jashtëzakonshme dhe bëmë ndeshje të madhe dhe me personalitet. Vumë në vështirësi Juventusin, që vetëm mbrohej dhe kërkoi të nisej me kundërsulme. Por ne e kishim analizuar lojën e tyre dhe jemi të lumtur që morëm fitoren. Sigurisht që nuk ishte e lehtë dhe në fund po mendonim vetëm për të mbrojtur rezultatin”.
PANORAMASPORT.AL