Sulmuesi i Interit, Lautaro Martínez, foli për mikrofonat e “Sky Sport” pas ndeshjes së fituar kundër Bayern Munich 2-1, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Fitova një dyluftim, Marco më dha një top fantastik. Ishte një gol i bukur, që na shërbeu për të kaluar në avantazh.
Shumë, sidomos pas barazimit në Parma. Duhej ta tregonim veten, të reagonim.
Kemi folur shumë, edhe në pjesën e parë duhej të bënim më mirë. Nëse duam të fitojmë, duhet ta lëmë pas atë që bëmë në Parma dhe të marrim atë që bëmë dje.
Ishte një ndeshje e plotë për intensitet dhe cilësi, me një fazë të shkëlqyer mbrojtëse ndaj një skuadre shumë të fortë. Jam i lumtur, djemtë edhe njëherë treguan se vlejnë shumë.
Çfarë ndeshjeje duhet të bëni në “San Siro”?
Të njëjtën si këtu, me të njëjtën cilësi dhe personalitet. Në pjesën e parë ua hoqëm shumë zotërimin e topit bavarezëve, prandaj edhe vuajtën. Duhet të rikuperohemi, sepse kemi shumë ndeshje përpara.