• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro flet si kapiten: Po njoh Turamin, dërgojmë Interin në majë

02/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez po luan ndeshjet e tij të para si kapiten i Interit edhe pse e para zyrtare me shiritin në krah nuk ka mbërritur ende. Pas barazimit me Al-Nasrin, zikaltrit kanë arritur të fitojnë 1-2 me përmbysje ndaj PSG-së në sfidën e fundit të turit japonez, por argjentinasi ashtu si ndaj arabëve nuk ka arritur ta shënojë emrin në tabelën e golashënuesve.

sadsdasdsdsdasda

Në testin e djeshëm ndaj francezëve “demi” nuk ka qenë në nivelin e tij të zakonshëm, por në fund të ndeshjes ka kërkuar të marrë gjërat më të mira nga 90 minutat ndaj francezëve, duke vendosur theksin te puna që po bën skuadra dhe pritshmëritë që janë krijuar rreth tyre.

NDESHJA – “Kur luan me skuadra të këtij niveli, që dinë të driblojnë shumë, është e vështirë të marrësh topin. Ne hasëm vështirësi në 15 minutat e para, por pastaj u organizuam dhe arritëm të dalim mirë përpara. Ishte diçka e rëndësishme që përfituam nga kjo ndeshje, sepse do të thotë që dimë ta ndihmojmë mirë njëri-tjetrin në fushë. Pjesën e dytë e filluam mirë, pastaj unë humba atë top që solli golin e tyre nga jashtë zonës. Të gjithë ata që hynë gjatë ndeshjes bënë mirë dhe u dërgoj komplimentet e mia”.

RAPORTI ME TURAMIN – “Me Markusin njihemi vetëm prej një kohe të shkurtër, ai erdhi më vonë në grumbullim sepse ishte në ekipin kombëtar. Po përpiqemi të njihemi, është e rëndësishme puna jonë e përditshme. Jemi gjithmonë bashkë sepse stërvitemi dy herë në ditë”.

PËRGJEGJËSIA SI KAPITEN – “Kam folur me të gjithë dhe jo vetëm unë, pasi kemi shumë lojtarë me eksperiencë. Të rinjtë që kanë ardhur janë inteligjentë, po punojmë mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë pasi kampionati do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Njerëzit presin shumë prej nesh ndaj duhet të jemi gati për nisjen e kampionatit. Do të kthehemi në Milano me qëllimin për t’u përmirësuar çdo ditë dhe për ta dërguar Interin sa më lart të jetë e mundur”.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kaos te Barça

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.