Lautaro Martinez ka vlerësuar maksimalisht Korrean për një karakteristikë të veçantë. Sulmuesi argjentinas thotë se ai është i shpejtë mes linjave dhe këtë gjë askush nuk e ka tek Interi.
IDHULLI- “Nuk kisha idhuj me poster në dhomën e gjumit, por shihja me vëmendje Radamel Falkaon. E kam thënë gjithmonë. Më pëlqente shumë si sulmues. Më pëlqenin lëvizjet e tij dhe kishte mënyrë të veçantë në lojë”.
KORREA- “Erdhi një ditë përpara ndeshjes me Veronën. Por ai i njihte disa lojtarë, mua të parin. Nisëm të flisnim sikur njiheshim prej vitesh. U përfshi menjëherë në skuadër. U aktivizua dhe shënoi 2 gola. Ishte një moment i bukur sepse kur vjen një lojtar i ri kërkon që ta përfshish menjëherë në grup. Ishte një sinjal pozitiv. Ai është një lojtar që ka karakteristika të mira dhe të veçanta nga skuadra e Interit. Mund të luajë mes linjave dhe të ndryshojë shpejtësinë e aksionit. Kjo është karakteristika e tij më e mirë. Ka kualitet edhe për të shënuar. Është i rëndësishëm, por nuk ka pasur fat me dëmtimet”.
GOLI- “Më shumë sesa goli më i bukur, do ta quaja goli më vendimtar. E kam shënuar në gjysmëfinalen e Championsit me Milanin. Ishte ndeshje e rëndësishme. Por edhe shumë gola të tjerë do të qëndrojnë në mendjen time. Ta çoja Interin në finalen e Champions-it pas kaq shumë vitesh ishte një ëndërr”.
PANORAMASPORT.AL