Sulmuesi Lautaro Martinez do të jetë pjesë e skuadrës së Interit edhe për sezonin 2026/27.
Bëhet e ditur se sulmuesi argjentinas ka refuzuar kalimin te Barcelona, pasi nuk dëshiron të largohet nga Interi.
Skuadra spanjolle ditët e fundit ka kthyer sytë kah Lautaro pas dështimit për ta transferuar Julian Alvarezin, por edhe kjo derë duket e mbyllur për Barcelonën.
Krahas refuzimit të Lautaros, gjithashtu edhe drejtuesit e Interit kanë bërë të ditur se sulmuesi nuk është në shitje.
28-vjeçari që është kapiten i Interit ka kontratë deri në vitin 2029 dhe është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018.
Teilen: