Pas stuhisë vjen qetësia… Ndryshimi i pronësisë së Interit tashmë mund të themi që është diçka e kaluar edhe pse do të duhen disa lëvizje burokratike për të zgjedhur drejtuesit e rinj dhe presidentin. Mirëpo Marota me Auzilion duhet të jenë të përqendruar në merkato dhe dy janë çështjet më të nxehta që duhen zgjidhur sa më shpejt: Firma e Lautaro Martinezit dhe ajo e krahut të djathtë.
LAUTARO- Sulmuesi argjentinas përmes menaxherit të tij shprehu dëshirën për të qëndruar në Milano, por me disa kushte që ai ka vendosur. E thënë më qartë: Kërkon rrogë të paktën 10 milionë euro dhe bonuset për të hedhur firmën në kontratë. Nuk ka ndërmend që të zbresë nga kjo shifër dhe javën e ardhshme pritet që të ketë një takim tjetër mes palëve. “Oaktree” do të japë dritën jeshile pasi të ketë biseduar me Marotën dhe grupin e drejtuesve zikaltër. Mbetet për t’u parë fundi i kësaj çështjeje, por Lautaro do të shkojë drejt numrit dyshifror.
DI LORENCO- Tema tjetër e nxehtë që duhet zgjidhur është ajo për linjën e krahut të djathtë. Denzel Dumfris nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën, pavarësisht se i është ofruar një mundësi deri në vitin 2027 me rrogë vjetore 4 milionë euro, por holandezi kërkon 3. Kjo ka bërë që drejtuesit të mos kapen të papërgatitur për këtë çështje dhe të nisin kërkimet për një tjetër lojtar. Më i pëlqyeri është Di Lorenco. Mbrojtësi i Napolit ka kërkuar largimin nga këta të fundit dhe zikaltrit mund të jenë skuadra ideale që ai të bëjë hapin e madh në karrierë.
PANORAMASPORT.AL