Wednesday, 22. April 2026
Sport

Lautaro Martinez s’lëviz nga kërkesa, do 10 milionë euro në sezon tek Interi

GS 19/05/2024 1 Min. Lesezeit

 Pavarësisht se mediat italiane janë të bindura se rinovimi i Lautaro Martinezit me Interin do të kryhet dhe sulmuesi argjentinas do të përfitojë 9 milionë euro në vit, e vërteta është që si kapiteni zikaltër ashtu edhe menaxheri janë duke qëndruar kokëfortë për objektivin 10 milionë euro në sezon.

lautaro

Interi e mendon si një shifër të lartë këtë dhe 8 së bashku me bonuset lehtësisht të arritshme kërkon ta çojë rrogën në 9 milionë. Për këtë arsye pritet që të ketë ende takime dhe diskutime. Palët janë optimiste se do të arrijnë në një marrëveshje shumë shpejt sepse distanca nuk është shumë e madhe dhe ka mundësi që të gjendet patjetër gjuha e përbashkët.

Lautaro ndihet mirë në Milano, por mendon se ka arritur në një moment ku duhet trajtuar si super lojtar edhe në aspektin e rrogës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: