Wednesday, 18. February 2026
Futboll

“Lautaro Martinez, sulmuesi më i mirë në Europë. Fuqia e tij qëndron te… golat”

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Martin Palermo, ish-sulmues legjendar i Boca Juniors, gjatë intervistës për “Clank” foli edhe rreth Lautaro Martinez, kapitenin e Interit: “Aktualisht për mua është sulmuesi më i mirë në Europë”.

Palermo thekson cilësinë kryesore të Lautaros: “Golat, golat dhe sërish golat. Ka shumë fuqi dhe vazhdimësi. Del për të luajtur, i bën të luajnë edhe të tjerët, e ndjek topin edhe jashtë zonës, bën pasime të gjata, lëviz drejt zonës dhe pastaj bën lëvizje të tjera pa u dukur i ngathët apo i pashtruar si thoshin për mua. Nuk ka lëvizje të shëmtuara, të rënda apo të ngadalta. Ka një strukturë fizike të mirë, ndryshe nga e imja. Lautaro është ndryshe”.

Në karrierën e tij, Palermo ka regjistruar 349 paraqitje dhe 192 gola me Boca Juniors, 78 ndeshje dhe 18 gola me Villarreal, 12 paraqitje dhe një gol me Real Betis, 6 ndeshje dhe 2 gola me Estudiantes La Plata, 4 paraqitje me Alaves dhe 9 gola në 15 ndeshje me Argjentinën.

Teilen: