Lautaro Martinez “vrapon” drejt një fanelle titullari për mbrëmjen e sotme në “San Siro” kundër Barcelonës. Ashtu siç bën edhe bomberi polak i katalanasve në anën tjetër, Robert Levandovski. Të dy do të jenë të gatshëm, por janë pikëpyetjet e mëdha për trajnerët Simone Inzagi dhe Hansi Flik.INTERI- Zikaltrit, në fakt, nuk kanë shumë dyshime për duelin ndaj Barcelonës në mbrëmjen e sotme në “San Siro”, ku pritet të konfirmohet blloku i mbrojtjes me Açerbin dhe Bastonin, ndërsa Pavar nuk është i gatshëm dhe në momentin e fundit ka ngritur flamurin e bardhë. Do të luajë nga minuta e parë Bisek, ashtu si në ndeshjen e parë. Francezi provoi që të stërvitej me ekipin, por iu desh të tërhiqej sepse ka ende dhimbje në kavilje dhe nuk është gati për këtë ndeshje. Ndërkohë që në krahun e djathtë do të jetë Denzel Dumfris, lojtari më i mirë i sfidës së Parë në Katalonjë.
Mesfusha do të ketë tre musketierët, Hakan Çalhanoglu, Barelën dhe Mkitarianin. Ky i fundit si gjithmonë do të japë kontributin për të dubluar Jamalin dhe t’i japë një dorë lojtarit anësor majtas. Kush do të jetë? Ndoshta dilema më e madhe që ka trajneri Inzagi. Dimarko është lojtar ofensiv më i mirë sesa Augusto, por braziliani e limitoi në momentin që u fut në fushën e lojës. Trajneri Inzagi nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë rol.
I sigurt në sulm është Markus Turam, ndërsa partneri i tij do të mësohet vetëm një orë përpara ndeshjes. Lautaro Martinez dëshiron të luajë dhe ka punuar me grupin për një kohë të gjatë dhe me ritëm. Ai do të flasë me trajnerin dhe me stafin mjekësor. Është i gatshëm të rrezikojë, por nuk do që të tradhtojë trajnerin nëse i përsëritet sërish dëmtimi. Nëse nuk ia del, do të luajë Mehdi Taremi.PANORAMASPORT.AL