• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro nuk e bën çështje te Argjentina: S’i diskutoj zgjedhjet e trajnerit

23/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez gjeti golin e dytë dhe të sigurisë në fitoren e pastër 2-0 që Argjentina siguroi në debutim përballë Kanadasë, duke ardhur në fushë si zëvendësues. Mirëpo, për një vend titullari në majën e sulmit tek Argjentina, bomberi i Serisë A dhe Interit do të duhet të bëjë llogaritë në këtë turne me Hulian Alvarez.

lautaro

Kapiteni i Interit u fut si zëvendësues për sulmuesin e Sitit, duke patur menjëherë ndikim me një shans shënimi dhe në fund, mbylljen e llogarive të ndeshjes pas një asisti nga Mesi. “E nisëm Kupën e Amerikës me një fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme. Tani do të rikuperojmë energjitë dhe do të mendojmë për ndeshjen e radhës. Për mua është e rëndësishme që gjithmonë të bëj atë që më përkon trajneri. Sapo u aktivizova në këtë ndeshje hapëse, pata menjëherë një shans për të realizuar dhe më tej ia dola që të gjej rrugën e rrjetës”, ka deklaruar fillimisht “Demi” zikaltër.

Nisja e këtij kompeticioni, risjell edhe një herë në vëmendje se për Martinez do të jetë një rivalitet me Alvarez për një fanellë titullari, por Lautaro nuk ka dalë nga statura e një profesionisti edhe me deklaratën. “Trajneri nuk ka pse të japë asnjë shpjegim për këtë temë. Është ai personi përgjegjës për të vendosur. Sipas meje, vendimet që ai ndërmerr, duhen respektuar. Sipas meje, jo vetëm lojtarët titullarë, por edhe ato që futen nga pankina si zëvendësues, duhet të japin maksimumin”, ka përfunduar Lautaro.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco: Mund të kishim shënuar 5 gola kundër Rumanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.