Lautaro Martinez është rikthyer në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi për ndeshjen mes Parmës dhe Interit, e cila do të luhet ditën e shtunë.
Sipas “Sky Sport” ditën e djeshme, sulmuesi argjentinas ka zhvilluar stërvitje me grupin, ndërsa sot do të kryejë stërvitje të plotë për të marrë ngarkesën si të gjithë shokët. E njëjta gjë vlen edhe për Dimarkon dhe Arnautoviçin, të cilët kanë qëndruar në stërvitje të diferencuar për të mos rrezikuar.
Lodhja e madhe që kanë pasur bënë që derbin ta shihnin nga pankina. Lajmet nuk janë aspak të mira për Denzel Dumfrisin, i cili do të vazhdojë të mungojë për këtë sfidë dhe rrezikon gjithashtu ndeshjen kundër Bajernit në Ligën e Kampionëve.
PANORAMASPORT.AL