• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro pas finales: Meritonim më shumë, tifozët duhet të jenë krenarë me grupin tonë

11/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë në historinë e klubit, “qytetarët” e Manchester City fituan trofeun e Champions League, teksa mundën në finalen e madhe mbrëmjen e djeshme “zikaltërit” e Inter, me rezultatin e ngushtë 1 me 0.

Pas ndeshjes një koment të shkurtër e bëri dhe “bomberi” argjentinas i “zikaltërve”, Lautaro Martinez, i cili tha se tifozët duhet të krenohen me këtë grup dhe me njerëzit që punojnë çdo ditë për ne.

“Që kur kam qenë në Inter, kam humbur një Europa League dhe pas atij momenti mbërritën trofetë që kishin munguar për një kohë të gjatë. Në këtë klub, sot arritëm në finalen e Champions League pas një grupi të vështirë, më pas eliminuam Porto, Benfica, Milan dhe sot luajtëm kundër Manchester City, skuadrës më të fortë.

Ne meritonim më shumë. Por me siguri siç them gjithmonë në këto gara gjërat e vogla bëjnë diferencën dhe ndoshta na ka munguar diçka për ta sjellë në shtëpi, por unë jam shumë krenar për të gjitha këto. Njerëzit duhet të jenë të qetë, ka zhgënjim, por duhet të krenohen me këtë grup, me këtë staf dhe me gjithë njerëzit që punojnë çdo ditë për ne”. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Lautaro pas humbjes nga Man City: Meritonim më shumë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.