• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro pas humbjes nga Man City: Meritonim më shumë

11/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi mbrëmë u mposht 1:0 nga Man City në finalen e Ligës së Kampionëve.

‘Nerazzurri’ ishin të pafuqishëm ndaj gjigantit anglez, duke mbetur vetëm nen kampion të Evropës.

  

Në fakt Interi kishin mundësi të fitonin ndeshjen, apo së paku ta barazonin, megjithatë fati nuk ishte në anën e tyre.

Rast të mirë kishte ylli i ‘zikaltërve’ Lautaro Martinez, por gjuajtja e tij u prit nga Ederson.

Pas ndeshjes argjentinasi u shpreh i zhgënjyer, por tha se kanë merituar më shumë.

“Që kur kam qenë në Inter, kam humbur një Europa League dhe pas atij momenti mbërritën trofetë që kishin munguar për një kohë të gjatë. Në këtë klub, sot arritëm në finalen e Champions League pas një grupi të vështirë, më pas eliminuam Porto, Benfica, Milan dhe sot luajtëm kundër Manchester City, skuadrës më të fortë.

Ne meritonim më shumë. Por me siguri siç them gjithmonë në këto gara gjërat e vogla bëjnë diferencën dhe ndoshta na ka munguar diçka për ta sjellë në shtëpi, por unë jam shumë krenar për të gjitha këto. Njerëzit duhet të jenë të qetë, ka zhgënjim, por duhet të krenohen me këtë grup, me këtë staf dhe me gjithë njerëzit që punojnë çdo ditë për ne”, ishin fjalët e argjentinasit./Lajmi.net/

  


Next Post

Finalja e Championsit kthehet në makth për tifozët, abuzim i taksive dhe ecje kilometrike në këmbë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.