Normalisht një ndeshje nuk mjafton për të thënë se një skuadër është rikthyer në nivelin më të mirë, por 5-2 ndaj Romës jep sinjale të qarta për Interin. Elementi kryesor është rikthimi madhështor i Lautaro Martinez. Mungesa e tij në mars përkoi me periudhën më të dobët (0 fitore, 2 gola). Në pak kohë në fushë, kapiteni realizoi dopietë dhe diktoi ritëm, shpejtësi e koordinim në lojë.
Rëndësia e tij është e padiskutueshme, si golashënues (16 gola) dhe lider, por rikthimi i të tjerëve ishte po aq vendimtar: Thuram me gol e dy asistime, Calhanoglu me goditje nga distanca, Barella me reagim pas zhgënjimit dhe Dumfries me energjinë e zakonshme.
Fitorja ka peshë psikologjike, duke larguar pasiguritë dhe përmirësuar bilancin në përballjet direkte. Interi tani sheh me qetësi fundin e sezonit. Meritë e madhe i takon edhe trajnerit Chivu, qetësia dhe menaxhimi i tij ndihmuan skuadrën të dalë nga kriza. Ende ka detaje për t’u rregulluar, por Interi tani beson më shumë te titulli.