• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro si fantazmë, stoli i Interit nuk ka impakt

18/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lautaro Martinez rikthehet sërish në tunel. Këtë vit, versioni i tij më i mirë është parë vetëm në janar, në muajin e parë të kalendarit.LAUTAROShënoi 8 gola në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet. U duk sikur u largua njëherë e mirë nga periudha e errët, por sërish e kanë pushtuar hijet. Kundër Juventusit dërgoi në yje një asist fantastik të Dumfrisit në pjesën e parë dhe po ashtu një tjetër në të dytën. Rezultati: Katër ndeshje pa shënuar gol në shkurt. Është ndeshja e radhës “big” që argjentinasi nuk arrin dot të bëhet vendimtar. Deri tani ka realizuar kundër Romës dhe ka dështuar të gjejë rrugën e rrjetës kundër Milanit, Juventusit, Atalantës, Lacios dhe Napolit.

TË TJERËT?- Duhet theksuar që Interi nuk humbi kundër Juventusit për faj të Lautaro Martinezit, por rastet e shpërdoruara prej tij kanë peshuar në rezultatin përfundimtar. Ashtu siç peshoi mungesa e Markus Turamit nga minuta e parë e ndeshjes për shkak të një problemi në kavilje. Taremi, i cili luajti për herë të katërt si titullar në kampionat edhe një herë tjetër duket se versionin e tij më të mirë e ka harruar në Portugali kur luante me Porton. Golat mungojnë dhe deri tani ka shënuar vetëm 3, dy prej të cilëve me penallti.

Kundër Juventusit goditi në portë vetëm një herë dhe preku në total 19 topa. Markus që u aktivizua vetëm 30 minuta nga fundi i ndeshjes krijoi më shumë raste të rrezikshme dhe u duk shumë herë më shumë sesa iraniani. Humbja me Juventusin konfirmoi edhe një herë tjetër që pas dyshes “TU-LA” është një shkretëtirë e madhe. Zikaltrit janë një nga skuadrat e fundit të Serisë A për gola të shënuar nga pankina, vetëm 6. Për më tepër vetëm 2 gola kanë qenë vendimtarë: Dumfris ndaj Monzës dhe Arnautoviç në “San Siro” me Fiorentinën. Një tendencë që duhet të ndryshojë patjetër. Mbi të gjitha sepse Interi nuk ka zgjedhje gjatë ndeshjes në repartin e avancuar. Në “Allianz” u shfaq gjithashtu Korrea në fushën e lojës, por nuk ndikoi aspak për të shmangur humbjen.

PËRGJEGJËSI- Kapiten Lautaro i ka shpatullat e gjera. Në vitet e kaluara gjithmonë ka ditur që ta kthejë situatën në favorin e tij edhe në vështirësi. Në janar u rikthye që të ishte vendimtar pas 7 ndeshjesh pa gol. Ka udhëhequr Interin në fazën e 1/8-ave të Champions-it me një tripletë në ndeshjen vendimtare. Por këtë herë largohet nga Torino me një peshë mbi supe. Të shtunën duhet patjetër që ta largojë. Në “San Siro” do të vijë Xhenoa dhe Inzagit i duhen patjetër pikët e plota.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Norris mesazh Verstappenin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.