• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro-Turam-Çalhanoglu, quajeni trioja e mrekullive

22/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Studion detajin dhe mendon se reparti sulmues i Interit mund të jetë edhe më i kompletuar, sidomos në rangjet e rezervave. Zgjeron spektrin dhe vë re se kjo nuk i krijon asnjë problem skuadrës, sepse pjesa tjetër e skuadrës mjafton që të godasë me aq rregullsi, sa justifikon edhe ndonjë mangësi. Madje, shifrat thonë se zikaltrit kanë fituar 13 ndeshje sezonale nga 28 të luajtura me nga 2 gola diferencë, një statistikë kjo që i fut ata në grupin e superfuqive të mëdha të Europës.

LAUTARO

TRIS ASASH – Falë goditjes së Markus Turamit që në Riad zhbllokoi gjysmëfinalen e Superkupës kundër Lacios, pas ftesës spektakolare me thembër të Dimarkos, tashmë janë tre lojtarët që janë në dopio shifër, për sa i përket golave sezonalë. Francezi është në kuotën 10, Hakan Çalhanoglu u ngjit në 11, ndërsa Lautaron e ndali vetëm traversa nga festimi i golit të 21-të. Në futbollin elitar vetëm Mançester Siti dhe Reali i Madridit kanë të paktën 3 lojtarë me të paktën 10 gola: Erlind Haland (19), Hulian Alvarez (13) e Fill Foden (11) nga njëra anë dhe Xhud Bellingam (18), Rodrigo (12) dhe Hoselu (10) nga ana tjetër.

SUPER MARKUS— Nëse deri tani Interi meriton elozhe qoftë për fazën difensive të hekurt, ashtu sikurse për sulmin atomik, këtë herë duhet të përqendrohesh vetëm te kjo e fundit. Arsyeja, sepse faza ofensive e skuadrës së Simone Inzagit është aq funksionale, sa arrin që të justifikojë dhe të mos ndjejë mungesën e bukosjes së Aleksis Sançezit dhe Marko Arnautoviçit, sa herë që u jepet rasti. Nëse për Lautaro Martinezin lajkat nuk kanë fund, kundër Lacios u mor konfirmimi i radhës i specialitetit të Çalhanoglusë nga pika e penalltisë (14 penallti nga 14 të sakta ose 17 nga 17 duke marrë parasysh edhe ato te Milani), vëmendja duhet të përqendrohet te Turam. Edhe pse i fundit i mbërritur në Milano, ai diti menjëherë që të bënte Romelu Lukakun që të harrohet. Dhe të mendosh se fillimisht pritej të ishte rezerva e parë, pasi duhej kuptuar se i nevojitej një fazë ambientimi. Por jo, ai diti që të djegë kohët me një të rrahur gishtash dhe tashmë, rekordi personal në karrierë (16 gola) nuk duket edhe aq larg, duke menduar se 10 i ka shënuar ende pa u mbyllur janari. Por ky transformim është pa dyshim meritë e Inzagit, duke qenë se Turam në të kaluarën më shumë sesa një numër 9 ka qenë një sulmues anësor, një sprinter i korsisë anësore. Por intuita e trajnerit, duke e afruar pranë portës ka bërë që të zbulohet një Turam i ri, një goleador, që plotëson dhe plotësohet edhe nga Lautaro që kanë në krahë, duke çuar Interin tashmë fare pranë trofeut të parë. Dhe ndoshta ndaj Napolit, sot në mbrëmje pritet të jetë nata e radhës magjike për Turamin me shokë…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

NBA/ Fitojnë favoritët, Boston e Denver tregojnë “dhëmbët”, shkëlqejnë Harden e Durant

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.