Saturday, 21. March 2026
Sport

Lazio në kërkim të “arkitektit”, piketohet mesfushori italian

GS 08/06/2023 1 Min. Lesezeit

Objektivi për mesfushën e Lazios quhet Jorginho. Mesfushori i Arsenalit është më shumë se një ide për skuadrën kryeqytetase që dëshiron t’i japë Maurizio Sarrit një oirganizator për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, pengesa përfaqësohet nga paga që lojtari italian merrë, 6.5 milionë euro në sezon.

Zgjidhja mund të jetë ofrimi i një shifre më të ulët, jo më shumë se 4 milionë euro, me një kohëzgjatje më të gjatë të kontrate./h.ll/abcnews.al

Teilen: