• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lazio në krye të Europa League, Roma ngec në Belgjikë! Tottenham bie në Stamboll, Man.United fiton me Paok

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lacio udhëheq e  vetme Europa Lige me pikë të plota 12 pas katër ndeshjeve të para.

Italianët mundën në Olimpiko Porton 2 me 1 falë një goli të shënuar në fund nga Pedro.

Italianët kishin kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të Alesio Romanjolit.

Mirëpo luzitanët barazuan në mesin e pjesës së dytë me anë të Eustakios.

Në minutën e  92 veterani spanjoll nderoi kryeqytetasit me një gol me shumë peshë për fatet e kualifikimit direkt për në fazën tjetër.

Skuadrën bardhekaltër e ndjekin disa ekipe me 10 pikë.. ndër këto skuadra spikat Gallatasarai që mundi 3 me 2 në Turqi Tottenhamin duke i shkaktuar londinezëve ndalesën e parë në Evropë.

Ndeshje e bukur në Stamboll me hero për vendasin sulmuesin Nigerian Osimhen i cili shënoi dy nga tre golat e skuadrës së tij në suksesin 3 me 1 të pjesës së parë.

Dalja me të kuq e Lank Shi i prishi shumë punë miqve. Megjithatë edhe me 10 lojtarë Tottenham ia doli të rikthehet në lojë falë Solanke, por Gallatasari u mbrojt mirë deri në fund duke ruajtur një fitore të çmuar.

Ajaksi gjithashtu është i dyti me 10 pikë pasi mundi me goleadë 5 me 0 në shtëpi Makabi Tel Avin falë golave të shënuar nga Traore, Tejlor, Fritz Xhim,  Gods dhe Brobi.

Në listën e ndjekësve të afërt të Lacios me 10 pikë janë edhe Bvasket e Bikabos të cilët mundë në Bullgari me shifrat 2 me 1 Ludogorets falë realizimeve të Injaku Ullimais dhe Serranos.

I çmuar edhe suksesi i gjermanëve të Ajntraht Frankuft përballë Slavis  së Pragës 1 me 0 falë një goli të Marmush dhe tani kanë 3 fitore dhe një barazim.

Roma mbetet prapa duke rrezikuar jo pak kualifikimin pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me  1 në Belgjikë kundër Union Sent Xhil.

Macini kaloi italianët në avantazh fillimisht por Mkallister barazoi për të zotët e shtëpisë dhe tani Roma qëndron ne kuotën e  5 pikëve në vendin e 20.

Sukses i rëndësishëm për Manchester United në shtëpi 2 me 0 kundër  Grejeve të Paok. Vendimtar për Djajtë e Kuq ishte Dialo me dy gola.

Në pritje të debutimit në stol të Ruben Amorim, trajneri i përkohësisht Rud Van Nisterloriji ka dhënë pak qetësi në klasifikim anglezëve të cilët kanë gjashtë pikë. Në duelet e tjera spikati barazimi 2 me 0 mes Hofenhajm dhe Lion si dhe  Sdhe Fityoprjka e Viktoria Pelzen 2 me 1 kundër baskëve të Real Sociedad.

Next Post

Juventus-Torino, derbi i parë për Thiago Mottën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.