Wednesday, 3. June 2026
Sport

Lazio nis kontaktet për Brojën

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja po del gjithnjë e më shumë si një opsion real te skuadra e Lazios për sezonin e ri.

Pas raportimit se Lazio ka shprehur interesim për Brojën, bëhet e ditur se ekipi italian tashmë ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e tij.

Mësohet se Lazio ka kontaktuar Burnleyn, ekip që për kartonin e Brojës po kërkon të paktën 12 milionë euro, pasi 23-vjeçari ka kërkuar largimin.

Te Lazio janë të gatshëm për të huazuar Brojën përgjatë sezonit 2026/27 dhe verën tjetër ta kenë opsionin për të drejtën e blerjes së tij.

Marrëveshja mes klubeve mund të arrihet së shpejti, pasi edhe Broja është i gatshëm për të vazhduar karrierën në Serie A të Italisë.

Ai vitin e shkuar iu bashkua Burnleyt dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

 

 

Teilen: