Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Lazio ofron 15 milionë euro për të blerë kartonin e Manajt

GS 12/06/2024 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj rilindi në Turqi, ku sezonin që sapo u mbyll shënoi 18 gola në kampionat me fanellën e Sivasporit. Sulmuesi u grumbullua nga Silvinjo për Euro 2024, por në të njëjtën kohë është edhe shumë i kërkuar në merkato.

Së fundi është Lazio skuadra që ka shfaqur interes për sulmuesin, madje bardhekaltyërit janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro për të blerë kartonin e Manajt.

Performanca e sulmuesit në Gjermani do të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e tij, që duket gjithmonë e më larg Turqisë.

Teilen: