Sunday, 5. April 2026
Sport

Lazio qan golat e Muriqit, sulmuesi kosovar ka rilindur në Spanjë

GS 05/04/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi, ishte dje “ekzekutuesi” i Realit të Madridit, pasi shënoi golin që i dhuroi fitoren 2-1 Majorkës së tij (një gol që i siguroi Barcelonës një pjesë të mirë të titullit).

Sulmuesi kosovar ka arritur tashmë 19 gola në La Liga: ai është vetëm pas Kylian Mbappé në renditjen e golashënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll.

I blerë në vitin 2020 nga Lazio për 20 milionë euro, Muriqi nuk arriti që të lërë shenjë te skuadra bardhekaltër: dy gola në 49 ndeshje.

Në vitin 2022, ai u shit te Mallorca për 10 milionë euro: deri më tani në Spanjë, Muriqi ka shënuar 53 gola në 146 ndeshje.

Teilen: