Lazio rrit ofertën në 30 milionë euro për Frattesi, klubi zikaltër thotë “jo”
Davide Frattesi mbetet në qendër të merkatos, por Interi nuk ka ndërmend ta shesë. Sipas “Sky Sport”, Lazio ka tentuar sërish ta marrë mesfushorin në Romë, duke e rritur ofertën për të deri në 30 milionë euro. Formula e propozuar ishte huazim me detyrim blerjeje të kushtëzuar.
Megjithatë, klubi zikaltër ka përsëritur edhe një herë refuzimin për transferimin e ish-lojtarit të Sassuolos, i cili, përveç ndonjë surprize, pritet të qëndrojë tek Interi të paktën deri në fund të sezonit.
Frattesi vijon të jetë objektiv i disa klubeve dhe, me afrimin e mbylljes së merkatos dimërore, nuk përjashtohet mundësia që Interi të marrë oferta të tjera në orët e fundit.
Teilen: