Matteo Guendouzi transferohet nga Lazio te Fenerbahce. Mesfushori francez do të fluturojë drejt Turqisë ku edhe do të nënshkruajë kontratën e re.
Nga ky operacion Lazio përfiton 28 milionë euro plus dy milionë euro të tjerë, të cilët do të lidhen me arritjet e lojtarit me klubin e tij të ri.