• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lazio zbret Napolin nga “froni”, bardhekaltrit fitojnë 1 me 0, Serie A tani udhehiqet nga Atalanta

09/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli i Antonio Kontes lëshon kreun e renditjes në serie A pas një dominimi të gjatë për javë e javë të tëra me radhë. E gjitha për meritë të Atalantes që është e pandalshme me 9 fitoret e saj radhë, por mbi të gjitha për meritë të Lacios.

Kryeqytetasit e mundën Napolin në Diego Armando Maradona 1 me 0, duke qenë kështu skuadra e dytë bashkë me Atalantën, që ndëshkon napoletanët në serie A në stadiumin e tyre.

E luftuar dhe e bukur ndeshja mes dy skuadrave të zonës së kreut në kampionatin italian, transmetuar në Tring.

Vendasit ishin të parët që kërcënuan me anë të MKTominei, ndërsa Lacio u përgjigje me një lëvizje të bukur të Isaksen nga e djathta drejt qendrës, që solli edhe goditjen e bukur drejt portës ndalur nga Meret.

Në mes të një dueli me skuadra shumë të kujdesshme për të mos lënë hapësira, ngacmimet e fundit në pjesën e parë ishin ato të Napolit me Anguisa dhe Kvaratshkelias, por rezultati nuk ndryshoi.

Në nisje të së dytës, Napoli u trondit nga shtylla e Dele Bashiru, ndërsa skuadra e Kontes u përgjigj me një goditje me kokë të Zambo Angises, që për fatin e mirë të miqve shkoi ngjitur me shtyllën pingulë të Provedel.

Për të zgjedhur një ndeshje kaq taktike, duhej një gol shumë i bukur, atë që e realizon në fakt Isaksen në minutën e 79 përmes një të majte precizive në fund të një zbritje të mirë të miqve me protagonist Noslin dhe natyrisht ndihmuar edhe nga mbulimi i dobët i kundërshtarit nga Olivera.

Minutat e mbetura nuk i shërbyen Napolit për të shmangur humbjen.

Pas javës së 15, Atalanta udhëheq me 34 pikë, Napoli ndjek me 32 pikë, ndërsa Lacio, Fiorentina dhe Inter ndjekin me 31 pikë, pa harruar që vjollcët dhe Zikaltërit kanë një ndeshje mes tyre për të rikuperuar./vizionplus.tv

Next Post

Asllani nuk ikën, Interi e cilëson të rëndësishëm për të ardhmen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.