Wednesday, 4. March 2026
Sport

“Le Parisien” shkakton “tërmet”: Mbappe dëshiron të transferohet te Real Madrid menjëherë

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe dëshiron të luajë vetëm për Real Madrid dhe ai dëshiron ta bëjë këtë në merkaton e verës, siç njofton gazeta franceze “Le Parisien”, mediumi i njohur që raporton informacione të brendshme nga klubi parizian.

PSG po përballet me një situatë shumë delikate, duke shitur lojtarin e tij më të mirë dhe për të cilin bëri të pamundurën për të rinovuar me të. Siç parashikon “Le Parisien”, PSG nuk do të kundërshtojë shitjen e Mbappe këtë verë dhe mediumi në fjalë deklaron se francezi nuk ka qenë kaq afër largimit kurrë më parë.

Me ikjen e Benzema, ndoshta procedurat përshpejtohen dhe Florentino Perez reagon në kohë për të sjellë yllin francez si goditjen më të madhe të viteve të fundit në merkato. Situata e nxehtë mes PSG-së dhe Mbappe duket sikur po i avancon gjërat dhe kjo situatë mund të ketë një përgjigje konkrete brenda pak ditëve./h.ll/abcnews.al

 

Teilen: