Supersfida Milan-Juventus ka ngjallur interes të madh dhe kjo vihet re dhe nga numri i tifozëve në “San Siro”.
Sipas të dhënave të komunikuara nga klubi kuqezi në stadium ndodhen 75676 tifozë.
Ky është shifra më e mirë deri tani në Seria A për një ndeshje, pasi edhe në derbin e Madoninës ishin të pranishëm 75.571.
Klubi i Milanit ka regjistruar mbi 5 milionë euro nga shitja e biletave.
PANORAMASPORT.AL