Komenti i Garry Cardinale i cili u shpreh se Rafael Leao nuk është më pjesë e projektit të kuqezinjve, e ka acaruar së tepërmi anësorin portugez, i cili mesa duket ka vendosur të ndajë rrugët njëherë e mirë me Milanin, këtë verë, sipas asaj që bën të ditur Milanneës.
Sipas raportimit në fjalë, Fenerbahce dhe Galatasara janë dy klubet e para që kanë shprehur zyrtarisht interes për Leao-n. Kampionët e Turqisë i kanë ofruar portugezit një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, Leao i ka refuzuar të dy klubet turke, pasi ka plane të tjera për veten.
Sulmuesi ka vendosur të largohet nga Milan, por për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës. Pas Botërorit, do të vendosë për destinacionin e tij të ri. Leao është nën kontratë deri në vitin 2028 me Milanin. Vlera e vendosur nga kuqezinjtë për largimin e tij është rreth 50 milionë euro.