Pavarësisht se duhen edhe dy javë, Rafa Leao po mendon që tani për derbin. Renditja është shtatë pikë prapa Interit, por për numrin 10-të të Milanit, derbi i 8 marsit mund të jetë ende vendimtar për titullin kampion.
“Ditët para ndeshjesh është mirë mos dalësh, rri në shtëpi. Është një javë vërtet e çmendur, të gjithë duan bileta, të gjithë flasin për atë ndeshje, e cila është më e mira e sezonit. Derbi është çështje jete a vdekjeje dhe unë dua të jetoj. Të luash në të është e pabesueshme, tifozët këndojnë nga fillimi deri në fund”, tha portugezi për podkastin Kickin’ It të CBS Sports.
Edhe pse nuk po luan aq mirë sa do të donte për shkak të disa problemeve fizike, Leao duket se e vlerëson rolin e ri që Massimiliano Allegri i ka caktuar: “Para fillimit të sezonit, isha i gatshëm të bëja gjithçka. Kur trajneri më tha se donte të luaja si qendërsulmues, i thashë se isha gati. Mund të shënosh më shumë gola në atë pozicion. Në futboll, numrat janë të rëndësishëm; nëse do të jesh një nga më të mirët, duhet të shënosh gola dhe të japësh asiste”.