“Çfarë mendoj unë për Leaon? Kush është? Ndonjë këngëtar?”. Fjalia i përket Luis Enrikes gjatë konferencës për shtyp në prag. PSG-ja thuhet se mendon për Leaon, por fjalët e trajnerit na bëjnë që të mendojmë se nuk ka ardhur ende koha që portugezi të largohet nga Milani për të zbarkuar në Paris.
Lamtumira e Kilië Mbapesë në verë mund të shkaktojë një “efekt domino” në repartet sulmuese të gjysmës së Europës dhe numri 10 kuqezi është një nga emrat e mundshëm për të zëvendësuar francezin.
Në fakt, ai i spanjollit nuk është një gjykim për Leaon, por më tepër një shfaqje e forcës ndaj parisienëve që po përgatiten për një verë veçanërisht të trazuar.
“E di kush është Leao, por nuk mund të flas për lojtarë që nuk i përkasin klubit tim. E di vetëm se nëse gjithçka shkon mirë, sezonin e ardhshëm do të kemi një ekip më të fortë se ai i këtij viti, në çdo aspekt, sulmues, mbrojtës, taktik, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, shpjegoi Luis Enrike.
PANORAMASPORT.AL