• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leao flet para derbit me Interin, ka një premtim

15/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leao: Milani mezi pret derbin me Interin.

Rafael Leao e ka pranuar se Milani po e pret me padurim ndeshjen ‘Derby della Madonnina’ me Interin të shtunën, ka përshkruar golat e tij më të mirë dhe ka treguar pse ky është ‘momenti i duhur’ për të veshur fanellën me numrin 10.

Talenti portugez ishte në ngjarjen “Premio Gentleman” mbrëmje e së mërkurës për të marrë një çmim për ‘Golin e Sezonit’, i treti i shënuar në fitoren 4-0 të kuqezinjve ndaj Napolit në Stadio Diego Armando Maradona.

Ai mund të jetë sërish në garë për çmimin vitin e ardhshëm pasi e nisi sezonin me një gol akrobatik kundër Romës në Olimpico.

“Isha përpjekur për një kohë të shënoja me një goditje nga lart dhe ishte një moment i mrekullueshëm kur më në fund mbërriti, veçanërisht pasi nuk kisha shënuar kurrë në Stadio Olimpico. Për një lojtar, goditja nga lart është mënyra më e kënaqshme për të shënuar”, ka thënë fillimisht Leao.

“Nuk jam një lojtar egoist, kështu që përpiqem të bëj gjënë e duhur kur përballem me lojtarë, qoftë të shkosh për gol apo të asistosh një shok skuadre. Gjithmonë kontrolloj për të parë nëse dikush është në një pozicion të mirë për t’i pasuar”.

Pas nënshkrimit të një kontrate të re me kuqezinjtë, Leaos iu dha edhe fanella ikonike me numrin 10.

“Është numri i lojtarëve të mëdhenj te Milani. Ndjeva si moment të duhur për ta marrë atë dhe për t’u treguar të gjithëve se çfarë mund të bëj duke veshur atë fanellë”.

Milani dhe Interi janë liderët e përbashkët të Serie A dhe do të përballen ballë për ballë në Derby della Madonnina të shtunën mbrëma.

“Është gjithmonë një lojë e mrekullueshme dhe të dyja skuadrat janë të ndezura. Unë dhe të gjithë bashkëlojtarët e mi mezi e presim këtë ndeshje. Le të fitojë skuadra më e mirë”, përfundoi ylli i Milanit.

Interi dominoi derbin sezonin e kaluar, duke fituar katër derbit radhazi mes Serie A, Superkupës së Italisë dhe gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, të gjitha pa pësuar gol.

Next Post

Pioli: Nuk më intereson që Inter na ka mundur në derbit e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.