Friday, 28. August 2026
Futboll

Leao i jep fund pritjes dhe zgjedh skuadrën e re, ja detajet e marrëveshjes

GS 28/08/2026 1 Min. Lesezeit

Sipas mediave italiane, Rafael Leao ka zgjedhur të transferohet te Galatasaray.

Klubi turk, i cili ka arritur një marrëveshje me Milan-in, ka siguruar gjithashtu miratimin e lojtarit portugez – i cili u kërkohej gjithashtu nga Aston Villa – falë një oferte më të madhe se ajo e klubit të Birmingham.

Sipas TMW, Rafa do të nënshkruajë një kontratë me klubin turk me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus 2 milionë euro në bonuse.

Sa i përket Milan-it, klubi milanez do të marrë 40 milionë euro plus 3 milionë euro në bonuse për transferimin e lojtarit portugez.

Teilen: