• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leao i premton tifozëve një tatuazh: Me Milanin kam një pakt dashurie, u befasova nga Tonali e Maldini

25/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao është kthyer në idhullin e tifozëve të Milanit dhe më shumë tani që ka rinovuar për 5 sezonet e ardhshme. Ylli portugez ka qenë një nga më të rëndësishmit te kuqezinjtë duke ndihmuar jo pak për të rikthyer skuadrën te titulli kampion. Në një intervistë për “Sky Sport”, ai ka folur për firmën me Milanin si edhe ka një premtim.

LEAO

“Me Milanin kam një pakt dashurie, vendimi ishte tashmë në kokën time. Ishte vetëm çështje e kohe edhe sepse para se të nënshkruaja doja të arrija në finalen e Ligës së Kampionëve. Ishte një vit i rëndësishëm për mua, tregova se çfarë mund të bëj.

U  befasova nga largimet e Tonalit dhe Maldinit. Tonali është një tifoz dhe na ka ndihmuar në titullin kampion por u vendos të shitet dhe i uroj suksese. Te Milani erdha sepse më telefonoi Maldini dhe më ka ndihmuar shumë, në fushë dhe jashtë saj.

Kam menduar të bëja një tatuazh për titullin kampion që kam fituar sezonin e kaluar por nëse fitojmë titullin tjetër, do të bëj dy yjet”, u shpreh Leao.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ishte pezulluar pasi supozohej se kishte goditur lojtarin e Villarreal me grusht, bien akuzat ndaj Valverde

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.