Galatasaray ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Rafael Leaos: “Lidhur me transferimin e futbollistit profesionist Rafael Alexandre Da Conceiçao Leão, është arritur një marrëveshje me klubin e lojtarit, AC Milan S.p.A.
Sipas kësaj marrëveshjeje, klubit të lojtarit do t’i paguhet një tarifë fikse transferimi prej 38.000.000 €. Për më tepër, 20% e fitimit nga çdo shitje e ardhshme e lojtarit do t’i paguhet AC Milan S.p.A.
Me lojtarin është nënshkruar një kontratë katërvjeçare, e cila hyn në fuqi nga sezoni 2026-2027. Sipas kushteve të marrëveshjes, lojtari do të përfitojë një pagë neto të garantuar prej 10.000.000 € në sezon.”
Klubi turk nuk i specifikoi bonuset: tarifa e transferimit përbëhet nga 38 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, ndërsa paga është 10 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.