Tuesday, 29. September 2026
Futboll

Leao tregon pse zgjodhi Galatasaray: Më donin shumë, në kampionatin turk ka emra të mëdhenj

GS 28/09/2026 2 Min. Lesezeit

Rafael Leao foli për largimin nga Milani dhe transferimin te Galatasaray, ndërsa komentoi edhe fitoren 2-1 të Portugalisë ndaj Norvegjisë në “Nations League”. Për trajnerin e ri Jorge Jesus, Leao tha: “Trajneri arriti ta organizojë shumë mirë skuadrën në pak ditë. Jesus më dha mundësinë të debutoja në futbollin profesionist, më njeh fizikisht, taktikisht dhe psikologjikisht. Do të jap maksimumin në çdo pozicion ku duhet të luaj. Jam i sigurt se do të më ndihmojë të tregoj cilësitë e mia”.

Pas largimit të Roberto Martinez, Leao vuri në dukje ndryshimin kryesor: “Jesus na solli një aftësi shumë të fortë në aspektin mbrojtës. Norvegjia e pati shumë topin, por nga fillimi deri në fund arritëm të qëndronim kompaktë, të mbroheshim mirë gjatë lojës dhe në goditjet standarde. Kjo na mungonte për të bërë diferencën në ndeshjet e mëdha, sepse kishim cilësi shumë të mira në sulm, por çalonim në fazën mbrojtëse”.

Për zgjedhjen e Galatasaray, pas largimit nga Milani për 38 milionë euro, Leao tha: “Kampionati turk është shumë konkurrues, ka emra të mëdhenj. Galatasaray më donte shumë dhe kishte një projekt sportiv shumë të mirë. Mendoj se këtë vit mund të fitojmë titullin e pestë radhazi”.

Teilen: