Një nga “telenovelat” më të gjata të kësaj vere, është zgjidhur së fundmi. Rafael Leao ka vendosur të transferohet te Galatasaray. Për anësorin portugez ka pasur edhe interes konkret nga Aston Villa, por ai zgjodhi klubin nga Stambolli, pasi e ka kërkuar që nga qershori.
“Zgjodha Galatasaray-in sepsë më kanë kërkuar që në qershor. Presidenti (Dursun Ozbek) dhe zv. presidenti (Niyazi Yelkencioglu), bënë një punë vërtet të mirë, gjithashtu Jorge Mendes (agjenti i tij). Pra, faleminderit të gjithë atyre që e bënë marrëveshjen të ndodhte. Është një mundësi e mirë për mua… dhe do të bëj më të mirën time”, tha Leao, në intervistën e parë zyrtare si lojtar i Galatasaray-it.
Në Stamboll, Leao do të gjejë edhe një mik të vjetër si Victor Osimhen. Portugezi nuk e fsheh kënaqësinë që do të formojë dyshen e sulmit me nigerianin.
“Unë dhe Victor Osimhen jemi tashmë miq të mirë. Mendoj se mund të arrijmë gjëra shumë të mira si në kampionat ashtu edhe në Champions League”, shtoi Leao.