Sunday, 16. August 2026
Sport

Leart Paçarada lë pa fjalë gjermanët, asiston në 4 gola! Ndeshje përfundon me rezultat 4:4

GS 29/09/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është trim ndeshjes, duke asistuar në katër golat e skuadrës së Koln-it. 

Koln si vendas ka barazuar me rezultat 4:4 në duel me Karlsruher-in. 

Paçarada ka dëshmuar angazhim e cilësi, katër gola janë meritë e tij, me asistime fantastike. 

Rekord kur kihet parasysh për 45 minutat e parë. 

Waldschmidt  (1′), Downs (7′ e 18′), Lemberle (45+2′) realizuan për Koln-in dhe Wanitzek  (19′, 27′ e 55’) e Jensen  (52′) për udhëtuesit.

Futbollisti i Karlsruher, Marvin Wanitzek, është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 10.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Pas tij, Paçarada u vlerësua me notën me të madhe, 8.5.

Pas javës së 7-të në Bundesliga II, Karlsruher SC renditet në pozitën e 3-të me 15 pikë dhe Koln në të 8-tin me 9 sosh.

Teilen: