Koln ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:0 ndaj Braunschweig-ut, në takimin e javës së tretë të Bundesliga II.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka qenë ndër më të mirë në lojë.
Paçarada ka shijuar fitoren e thellë dhe të parën me Koln-in për edicionin e ri.
Golat i realizuan Hubers (25′), Ljubiçi (34′ e 61′), Lemperle (58′), Waldschmidt (88’).
Koln renditet në vend të gjashtë me 4 pikë e Braunschweig në fund me 0.