Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar nga FC Koln, te skuadra tjetër gjermane Heidenheim gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi i talentuar “dardan” ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin që garon në Bundesliga, ligën kryesore të futbollit në Gjermani, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.
Ky transferim përbën një sfidë të re dhe një mundësi të shkëlqyer për Paqaradën që të tregojë potencialin e tij në një nga ligat më konkurruese në Evropë.
Në Heidenheim, Learti do të bashkohet me dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Arjion Ibrahimovic dhe Diant Ramaj, duke krijuar kështu një prezencë të fortë shqiptare në ekip.
Ndeshja e ardhshme e Heidenheim do të jetë përballë RB Leipzig, një nga ekipet më të forta dhe të njohura të Bundesligës. Ky duel pritet të jetë një provë e vështirë për skuadrën e re të Paqaradës, por edhe një mundësi për të treguar fuqinë dhe ambiciet e tij në fushë. /ATVLIVE.TV